Kosovë-Shqipëri

Eksklusive – Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo, as Mbreti Zog

3-2

Nga Arben Llalla

Po mbushen 84 vjet nga 13 gushti i vitit 1933, ku në qytetin e Selanikut u vra ish-kryeministri i Shqipërisë, Hasan bej Prishtina, një figurë e shquar kombëtare. Pas kaq vitesh mbeten ende të pazbardhur mirë porositësit realë të kësaj vrasje, por edhe identiteti i vërtetë i vrasësit, i cili njihet si Ibrahim Çelo ose Celo, nga Resnja e Maqedonisë.

Pas shumë kërkimesh erdha në përfundimin se vrasësi nuk quhej Ibrahim Çelo ose Celo, por Ibraim Sela ose Selo.

(Në serbisht shkruhet Celo që në shqip është Selo, por në të vërtetë duhet të jetë Sela në gjuhën shqipe, sepse ne i themi Kosova, sllavët Kosovo, Tetova-Tetovo, Kumanova-Kumanovo, e kështu me radhë. Pra, mendoj se është Sela në shqiptimin shqip).

Gjatë kërkimeve të mia mësova se në Resnjë nuk ka patur asnjë familje me mbiemrin Çelo ose Celo, por Sela, të cilët janë shpërngulur me turp pas viteve 1935. Mbiemrin e pretenduar deri më sot për vrasësin e Hasan Prishtinës, Celo apo Çelo nuk e ndeshim në asnjë familje shqiptare të Maqedonisë së sotme. Interesant është fakti se për vrasësin, Ibraim Selën janë kujdesur ndër vite strukturat sllave që të fshehin pasardhësit e tij, për të cilët nuk ka shumë të dhëna të mjaftueshme për familjen e tij nga Resnja e Maqedonisë së sotme. Me këtë rast lindin shumë pikëpyetje që presin përgjigje si:

Mbreti Zog i akuzuar për këtë vrasje, nëse vërtetë donte të vriste me këmbëngulje Hasan Prishtinën përse duhet të paguante një vrasës nga Resnja që i përkiste Serbisë, dhe jo nga Shqipëria, ku ai ishte mbret?

1Përse deri vonë nuk kishim një fotografi të vrasësit, por kjo gjë u bë e mundur, pasi unë gjeta në vitin 2000 një gazetë greke të kohës?

Përse deri në vitin 1960 Shqipëria zyrtarisht e quante tradhtar Hasan Prishtinën?

Përse ende sot figura e Hasan Prishtinës nuk vlerësohet lart nga shteti shqiptar si ish-kryeministër, ministër dhe deputet i saj?

Përse Shqipëria nuk kërkon pasurinë e Hasan Prishtinës si shtetas i saj që ndodhet në Selanik?

Çfarë u bë me Ibraim Selon apo Sela?

Unë dyshoj se Ibraim Selo apo Sela është liruar nga burgu në vitin 1941, por ende nuk mund ta faktojmë me dokumente zyrtare. E sigurtë është që në prill-maj 1941 në Greqi u liruan të gjithë të burgosurit, pasi autoritetet greke hapën burgjet, kur ushtria e saj u dorëzua paqësisht tek gjermanët.3

Besoj që Serbia ka qenë më shumë e interesuar për ta vrarë Hasan Prishtinën se sa Ahmet Zogu, i cili gjeti guximin dhe u pajtua me kundërshtarët e tij të përbetuar si me Konicën dhe Fan Nolin. Këtë të fundit, madje e ka ndihmuar financiarisht, kur i ka kërkuar ndihmë ekonomike.

4Mendoj se Serbia është porositja e vërtetë për vrasjen e Hasan Prishtinës, sepse ajo godiste me këtë akt edhe Ahmet Zogun që i kishte kthyer shpinën dhe po lidhej me Italinë në fillim të viteve 1930.20731024_1965058273508208_171581820_n

Megjithatë këto mbeten hipoteza për t’u vërtetuar, sepse nuk janë hapur ende të gjitha arkivat sekrete për këtë figurë të shquar dhe për shumë personalitete të tjera shqiptare.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top