Aktuale

Ekskluzive: Ahmeti dorëhiqet, asnjë kërkesë e shqiptarëve s’u përfshi në marrëveshje

AliAhmeti

Ali Ahmeti during final rally in Tetovo

Ali Ahmeti gjatë kësaj jave pritet të publikojë dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të BDI-së, për shkak se nuk ka arritur të inkorporojë asnjë kërkesë të shqiptarëve në marrëveshjen që u arrit mbrëmë për zgjidhjen e krizës politike, njoftojnë për “Lajm” burime partiake. Sipas tyre, Ahmeti ndihet fajtor që çështjet e shqiptarëve të Maqedonisë kanë rënë në plan të tretë. Burimet tona thonë se ai gjendet nën presion të madh të disa strukturave partiake “që merren me biznese të pista” të mos japë dorëheqje, sepse janë të vetëdijshëm se me dorëheqjen e Ahmetit bie BDI-ja dhe rrezikohen bizneset e tyre. Poashtu, burimet tona thonë se edhe qarqe të VMRO-DPMNE-së janë duke bë presion dhe duke e shantazhuar Ahmetin të mos tërhiqet, nga frika se do të humbin partinë më besnike që kanë pasur gjatë këtyre viteve. Marrim vesh se ekspertët e VMRO-DPMNE-së kanë treguar gatishmëri t’i përgatisin Ahmetit strategji për manipulim të opinionit shqiptar, duke e shitur marrëveshjen si fitore të madhe për shqiptarët, por kryetari i BDI-së vështirë se do të pranojë këtë ofertë. Zyrtarisht në BDI nuk komentojnë asgjë lidhur me këtë informacion.

Ende nuk dihet se si do të veprojë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, mirëpo gjatë ditës pritet paraqitje e tij në opinion, ku do të flasë lidhur me marrëveshjen.

Në vazhdim edhe njëherë ju sjellim marrëveshjen , që të mund të bindeni se aty nuk përfshihet asnjë nga kërkesat e shqiptarëve, që u proklamuan edhe nga vetë partitë pjesëmarrëse në bisedime BDI dhe PDSH:

Liderët e katër partive politike në Maqedoni me ndërmjetësimin e eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn janë marrë vesh që:

Opozita maqedonase e udhëhequr nga LSDM të kthehet në Parlament më 1 shtator;

Qeveria aktuale të tërhiqet 3 muaj para zgjedhjeve apo deri në fund të 15 dhjetorit 2015;

Qeveria e përkohshme apo kalimtare të formohet deri më 15 janar 2016;

VMRO-DPMNE nominon kandidatin për kryeministër (deri 15 janar 2016), por në konsulta edhe tri partitë e tjera LSDM, BDI dhe PDSH;

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 24 prill 2016;

LSDM do të nominojë kandidatin për ministër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por siç thuhet në konsultime edhe me LSDM dhe BDI;

Ndarja e ministrive tjera do të jetë midis partive kryesore, ndërsa edhe zëvendësministrat do të kenë të drejtën e qasjes dhe vetos në gjitha ministritë për çështjet e lidhura me zgjedhjet;

LSDM do të ketë zëvendësministra në ministrinë e financave, bujqësisë dhe shoqërisë informatike dhe administratës.

Prokurori i ri Special do të duhet të zgjidhet deri më 15 shtator 2015, që do të udhëheq hetimet për përgjimet dhe do të zgjidhjet sipas marrëveshjes midis katër partive politike.

Nga kthimi i opozitës në Parlament do të nisë miratimi i pakos së reformave për zgjedhjet dhe reformat e tjera, por edhe rekomandimet speciale nga raporti i ekspertëve të Komisionit Evropian të udhëhequr nga Rajnhard Pribe.

To Top