Ekskluzive: Bashkohen Ahmeti, Sela, Gashi, Thaçi e Kasami

Formimi i një shtabi të përbashkët për “Maqedoni Euroatlantike” është propozimi që ia ka bërë kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Zashi kryeministrit Zoran Zaev, njoftojnë burime partiake nga Lëvizja Besa.

Siç shkruan “RrugaDrejt”, qëllimi i formimit të shtabit është zhvillimi i një fushate të përbashkët për referendumin për ndryshimin e emrit, si kusht që Maqedonia të anëtarësohet në NATO dhe në BE.

Merret vesh Zaev ka pranuar këtë ide të Gashit, kurse pozitivisht janë shprehur edhe liderët e partive tjera politike me përjashtim të VMRO-DPMNE-së dhe disa subjekteve tjera minore maqedonase.
Kjo do të jetë hera e parë që parti shqiptare dhe maqedonase të zhvillojnë fushatë të përbashkët për një qëllim të caktuar.

Loading...