Kombëtarja e futbollit të Maqedonisë është në kufijt e një skandali me racizmin ndaj shqiptarëve. Në prag të nisjes të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, seleksionuesi Igor Angelovski, nuk i ka dërguar ftesë futbollistit shqiptar, Besart Ibrahimi. Studio menaxheriale “Hekri Management” i pohoi Telesport lajmin se Ibrahimi nuk ka marrë ftesë për të qenë pjesë e kombëtres. Ky është një akt i qëllimshëm, pasi nuk ka asnjë arsye tjetër, që tre herë golashënuesi i vitit në Maqedoni, të mos grumbullohet në kombërtare.
Pas këtij sinjali, Telesport u interesua tek burime pranë futbollistit shqiptar, të cilat konfirmuan lajmin, duke deklaruar gjithashtu se: “Besart Ibrahimi nuk grumbullohet në kombëtare prej 10 ndeshjesh. Ai gëzon formë të shkëlqyer, pasi ka luajtur në Ligën e Kampionëve me Shkëndijën, duke shënuar dhe 5 gola deri më tani. Është shpallur tre herë radhazi “Futbollist i Vitit” në Maqedoni, por kombëtarja nuk e grumbullon”-thonë burimet pranë futbollistit.

Në këtë rast futbollisti ka shprehur dëshirën që të luaj për ekipin kombëtar të Shqipërisë. Edhe pse kjo duket praktikisht e pamundur për shkak të rregullores së FIFA-s dhe UEFA-s, dëshira e futbollisti për të veshur fanellën e Shqipërisë është e kahershme dhe në rast se krijohet mundësia është gati të vihet nën urdhrat e trajnerit Panucci, pohojnë mëtej burimet e Telesport nga Maqedonia.

Besart Ibrahimi është një nga sulmuesit më të mirë shqiptar, që gjatë karrierës së tij ka arritur të fitoj shumë titj personal dhe klubet ku ka luajtur. Ai është grumbulluar edhe me kombëtaren e Maqedonisë prej vitit 2009, por duket se tashmë nuk është më në planet e saj./telesport.al

Loading...