Kosovë-Shqipëri
11/11/2015 01:29:32

EKSKLUZIVE/ Dritan Prifti: “Afera seksuale”, ja kush më filmoi

Çim Peka: Zoti Prifti ajo çfarë përflitej shumë të paktën nëpër qarqet mediatike se Ilir Meta mund të publikonte një video e cila mund të cenonte moralin tuaj, po flasim në aspektin moral jo korruptiv. Tashmë është faktik i kryer, mediat janë njohur me disa foto nga një video, të cilat i kanë konsideruar edhe si aferë seksuale. Gjithsesi pas publikimit të këtyre fotove, a ka gjë tjetër që Ilir Meta mund ta shantazhojë?

Dritan Prifti: Kjo ka qenë me thënë të drejtën mjeti i fundit të cilin ai mund të përdorte ndaj Dritan priftit. I ka përdorur të gjitha llojet e mjeteve, duke më vënë prokurorinë mbi shpinë, duke më vënë zyrën e tatimeve në shpinë, duke më vënë Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive, Drejtorinë e Pastrimit të parave, të gjithë institucionet e shtetit të cilat kanë pas mundësi që të më bënin keq mua ai i ka vënë në shërbim për të më bërë keq. Por akti i fundit i publikimit të këtyre fotove ishte realisht gjëja e fundit që ai dispononte ndaj Dritan Priftit dhe goditja e fundit që ai mund ti bënte Dritan Priftit. Këtë radhë në familje. Por siç edhe e kisha sqaruar edhe më parë, kjo ishte një histori e cila ju takonte 5 vjetëve më parë dhe Ilir Meta ishte kujdesur vetë, duke dërguar njeri në shtëpinë time duke ia dhënë këto foto dhe bashkëshortes time, pra para 5 vjetësh dhe unë periudhën e vështirë në familje e kam kaluara atëherë. Në këto 5 vjet është gjetur gjuha është përmirësuar marrëdhënia ai problem që ndodhi para 5 vjetësh në familje. Në fakt situata ime familjare është shumë e fortë dhe mbas publikimit të fotove të fundit ishte bashkëshortja ime që më tha se këto gjëra nuk më shqetësojnë se ata duan të dëmtojnë familjen. Ata nuk e dëmtuan dot familjen atëherë dhe nuk kanë për ta dëmtuar dot asnjëherë familjen me këto gjëra. Pra shyqyr që e bënë sepse unë brenda vetes kisha një merak, pra nëqoftëse se do të vazhdoja të merresha me politikë qëndronte një gjë që shqiptarët nuk e dinin për mua dhe kisha merakun që çfarë efekti do të kishte ajo në publik. Mbas publikimit të tyre dhe kjo le të themi armë e fundit u ezaurua, unë e pashë dhe reagimin e publikut, më shumë dënuan ata që hynë kaq thellë në jetën private të një personi se sa gabimet që unë realisht kisha bërë dhe nga një anë shyqyr që ndodhi sepse u ezaurua dhe kjo pjesë.

Çim Peka: Pra kjo ishte ajo që mund tu mbante peng, ose elementi i fundit që ju mund të heshtnit?
Dritan Prifti: Nuk më kanë mbajtur asnjëherë peng sa për dijeni. Ma kanë kujtuar këtë sa herë që unë kam pas ndonjë përplasje me ata dhe unë e kisha vendosur që nuk do të isha kurrë peng i kësaj gjëje. Mund të më kishin mbajt peng nëse kjo situatë nuk do të ishte marrë vesh, mbase për hir të fëmijëve mbase mund të më kishin mbajtur peng, por i gjithë publiku e ka parë që njuk më kanë mbajtur dot peng.

Çim Peka: Edhe një pyetje lidhur me këtë pasi ju e sqaruar të gjithë, por ka një aludim të madh se nga kush është bërë ai filmim ai përgjim. Është bërë nga njerëz të Ilir Metës apo është bërë nga ju?
Dritan Prifti: Ai është bërë nga njerëz të Ilir Metës dhe unë i di me emra dhe me mbiemra të gjithë ata njerëz që kanë marrë pjesë në këtë skenar. Personi kryesor që ka marrë pjesë në këtë skenar, sot është një nga drejtorët më të mëdhenjtë që ka në ndonjë nga drejtoritë më të mëdha kombëtare të LSI-së. Pra i di me emra dhe mbiemra të gjithë ata dhe nuk më ka shpëtuar asnjë pjesë e këtij skenari, por e përsëris edh njëherë kjo është një histori e të shkuarës që unë nuk do ti rikthehem më.

To Top