Pas vendimit skandaloz për të amnistuar politikanët e dyshuar për vepra kriminale dhe pas protestave masive kundër këtij vendimi, presidenti Gjorge Ivanov pritet të japë dorëheqje, njoftojnë ekskluzivisht për Lajm burime diplomatike në Shkup. Në këtë mënyrë ai do të marrë përgjegjësinë për tërë situatën e krijuar dhe do tia lirojë vendin ish kryeministrit Nikolla Gruevski që të zgjedhet president, thonë të njëjtat burime. “Është ky një skenar për të cilin janë të njoftuar katër partitë më të mëdha dhe përfaqësuesit diplomatik në Shkup. Pas dorëheqjes së Ivanovit, zgjedhje të reja presidenciale do të organizohen në afat prej 2-3 muajve dhe në to Gruevski do të kandidohet dhe do të fitojë. Pa Gruevskin VMRO do të pësojë humbje në zgjedhje parlamentare dhe LSDM pas 10 viteve në opozitë, sërish do të kthehet në pushtet. Është kjo një marrëveshje për të cilën janë dakorduar faktorët kryesorë politik në Maqedoni”, thotë i njëjti burim.

Sipas tij, do të përsëritet përafërsisht e njëjta gjë sikurse para 12 viteve kur Branko Cërvenkovski u zgjodh president si kandidat i LSDM-së.

“Në ndërkohë, për të qenë skenari më i bindshëm mund të ndodhin situata të tensionuara që do të kufizohen me destabilizim të përkohshëm të vendit”, thotë ai.

Loading...