Bomba të improvizuara kanë qenë të vendosura më 27 prill të vitit të kaluar gjatë ngjarjeve të përgjakshme në Parlament. Në aktpadinë lidhur me ngjarjet shkruan: “I pandehuri Llazarevski Jovançe rreth orës 20 e 40 minuta në katin e parë të Kuvendit nën tavolinën e punës në zyrat 116 dhe 118 që janë të lidhura mes veti, ka vendosur mjete të improvizuara eksploduese-dy mjete piroteknike me butan të kompremetuar prej 300 ml të ngjitura me selotejp”, transmeton Gazeta Lajm. Në fotografinë që e ka siguruar dosie.mk shihen këto bomba të improvizuara të fotografuara në korridorin e Parlamentit.

Loading...