Trajneri i mirënjohur, Jeton Beqiri do të jetë trajeri i ri i skuadrës Struga Trim Lum, merr vesh gazeta Lajm.

Klubi strugan i ka besuar stolin Beqirit, ishtrajnerit të Renovës, për të realizuar synimet e tyre, e të cilat janë hyrja në elitën e futbollit vendor.

Beqiri pritet që sot (e hënë) të zyrtarizohet nga drejtues të klubit dhe më pas të  nisë stërvitjen e parë zyrtare.

Struga në renditjen tabelore gjendet në vendin e dytë me 22 pikë, një më pak se Labunishta që kryeson renditjen, pas javës së 12-të në Ligën e dytë-grupi i Perëndimit.

Trajneri tetovar, Beqiri, do të debutojë në pankinën e Strugës të shtunën, kur skuadra e tij e re në terren të vet e pret Pelisterin nga Manastiri.

Loading...