Ekskluzive për Lajm TV:Muzafer Ejupi flet për Maqedoninë, Osijekun, Arijan Ademin(VIDEO)

Dy fitore radhazi i ka shënuar reprezentacioni i Maqedonisë në futboll, dhe atë me rezultate identike prej 3-0. Fitorja e parë u arrit të premten e kaluar në Vaduz, në ndeshjen kualifikuese kundër Lihtenshtajnit, ndërsa e dyta te martën në miqësoren ndaj Bjellorusisë. Në ndeshjen e fundit trajneri Igor Angelovski i dha mundësinë të gjithë futbollistëve të ftuar përfshirë këtu edhe sulmuesin Muzafer Ejupi. Ky i fundit hyri në lojë në minutën e 78-të të takimit dhe për minutat sa ishte në lojë tregoi se Maqedonia ka fituar një sulmues që mund të konsiderojë në të ardhmen. Pas përfundimit të ndeshjes Lajm Tv ka zhvilluar një intervistë të gjerë me Muzafer Ejupin, i cili flet për dy fitoret e Maqedonisë, jetën e tij në NK Osijek dhe si e ka pritur lajmin nga CAS për Arijan Ademin./LajmTV/

Loading...