Kryetari i partisë pro ruse “Maqedonia e Vetme”, Janko Baçev është privuar nga liria dhe është dërguar në bisedë informative në polici.
“Për momentin kryetari Baçev është arrestuar nga ana e policisë gjatë shkuarjes së tij në shtabin partiak të partisë Maqedonia e Vetme’, para mbajtjes së mbledhjes së zakonshme të “Maqedonia bojkoton”. Nuk e dimë se në cilin stacionin policor gjendet”, shkruajnë nga kjo parti në faqen zyrtare në Facebook.
Ndërkohë burime nga MPB kanë njoftuar për Gazetën Lajm se Baçev gjendet në stacionin policor Beko, ku ëhstë duke u zhvilluar bidedë me të për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes.
“Është thirrë në stacion policor për shkak të publikimit që ka bë në Facebook, respektivisht kërcënimit ndaj deputetëve që votuan pro ndryshimeve kushtetuese në Kuvend”, deklaruan burime nga MPB për Gazetën Lajm.

Loading...