Ekskluzive: Sot arrestohet Gruevski, shqiptarët presin edhe arrestimin e shpejtë të Ali Ahmetit!

Gjykata e Apelit sot do të shqiptojë vendimin lidhur me ish kryeministrin dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Në shkallë të parë ai është dënuar me tre vite arrest, kurse vetë Gruevski ka paralajmëruar se Gjykata e Apelit do ta dënojë me më pak se një vit burg, me çka vendimi nuk do të mund të ankimohet në Gjykatë Supreme, por do të hyjë menjëherë në fuqi. Ekspertët thonë se në rast të atillë, Gruevski do të shkojë shpejt në burg, ndoshta sot ose nesër, e më së voni deri në fund të javës.
“Sipas informacioneve që i kam, do të dënohem me më pak se një vit burg, që të mos kem mundësi të ankohem para Gjykatës Supreme”, deklaroi dje Gruevski, shkruan Gazeta Lajm.

Me zë ku vërehej dozë frike, Gruevski ka paralajmëruar se ka informacione që do të arrestohet një natë para referendumit.
Ai ka shtuar se për shkak të dyshimit se rasti i tij është i montuar, sot nuk do të paraqitet në gjykatë, kurse seancën e nesërme gjyqësore do ta bojkotojnë edhe avokatët e tij.
E në ndërkohë, opinioni shqiptar ka zera qe nuk mjaftohet vetëm me arrestimin e Gruevskit. Për të shkruar drejtësia në vend dhe nëse zbatohen konkluzat e BE-së, ish ministri i financave Xhevdet Hajredini vlerëson se do të arrestohet edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Përndryshe, po të zbatohen tërësisht konkluzat e lartë përmendura, Ali Ahmeti me njerëzit e tij, nuk do të mund të evitonin fatin e ish bashkëpunëtorit të tij Nikolla Gruevski dhe ish udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së”, ka shkruar Hajredini në kolumnën e tij të fundit.

Loading...