Shtabi policor që ka funksionuar gjatë qeverisjes së kaluar, e që ka pasur për detyrë të spiunojë LSDM-në, Lëvizjen Besa, shoqatat joqeveritare dhe gazetarët, përmendet edhe te të ashtuquajturat “bomba”, të cilat tashmë janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale, thonë burime partiake për Gazetën Lajm.
Për këtë arsye, Prokuroria Speciale Publike e udhëhequr nga Katica Janeva pritet ta marrë nën hetime këtë rast dhe të ngrejë padi kund personave të involvuar.
“Në këtë rast ka disa baza për padi ndaj ideatorëve dhe realizatorëve të shtabit të cilin e përmendi kryeministri Zoran Zaev. Përveç keqpërdorimit të pozitës zyrtare, në këtë rast ka elemente edhe të veprës ‘bashkim kriminel për kryerje të veprës penale’, që paraqet ndër veprat për të cilat parashihen dënime më të larta sipas kodit penal të
Republikës së Maqedonisë”, thotë për Gazetën Lajm një ekspert i të drejtës kushtetuese, i cili për shka ët detyrës që tani ushtron nuk dëshiron të flasë me emër e mbiemër.
“Autorët e kësaj vepre do të flejnë gjatë kohë nëpër burgje. Nëse dëshmohet, kjo paraqet vepër të rëndë kriminale. Tani është në test shteti juridik në Maqedoni”, thekson ai.
Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev, javën e kaluar në një emision në Tv Telma bëri të ditur se gjatë qeverisë së kaluar ka funksionuar një shtab policor në koordinim me institucione tjera, i cili ka përcjellur subjektet politike LSDM dhe Besa, por edhe shoqatat joqeveritare, mediumet dhe gazetarët.

Loading...