Ekskluzive: Talat Xhaferi nuk është më kryetar

Talat Xhaferi bart postin e dytë në kirearkinë shtetërore të Maqedonisë, mirëpo punët nuk i kanë ecur si duhet në fshatin e tij ku ka lindur dhe jeton, thonë banorë të fshatit Forinë, prej nga është Xhaferi. Ata tregojnë se pas 20 viteve, kryeparlamentari Xhaferi nuk është më kryetar i Këshillit vendor të fshatit (kmet katuni).
Sipas banorëve të Forinës, në zgjedhjet e mbajtura ka humbur edhe kandidati i përkrahur nga BDI dhe nga kryeparlamentari Xhaferi, Ekrem Shabani, shkruajnë disa portale lokale. Kryetar i ri i Këshillit vendor në këtë fshat është biznesmeni Sali Saliu.
“Kryetar i ri i Këshillit është zgjedhur biznesmeni nga fshati jonë, Sali Saliu. Ai ëhstë aktivist i shquar që gjithmonë është angazhuar për fshatin. Për këtë arsye edhe fitoi përkrahjen e shumicës së banorëve që votuan”, ka thënë një banor i Forinës
“Talat Xhaferi ishte në mënyrë aktive i ky;ur në fushatë dhe në ditën e zgjedhjeve për kandidatin Ekrem Shabani. Mirëpo në fund Sali Saliu fitoi me 67 vota, kurse Ekrem Shabani mori 64 vota”, ka thënë një banor tjetër i këtij fshati.
Kryetari i ri i Këshillit vendor të fshatit Forinë, në një deklaratë për Gazetën Lajm premton se do të punojë për të mirën e gjithë banorëve të fshatit, pa marrë parasysh se cilën parti e simpatizojnë dhe e përkrahin.

Loading...