Ekspertë të Irlandës Veriore do të ndihmojnë për Maqedoninë Veriore: Çfarë rezultate sjellin?

Ndërmarrja e njohur për komunikime strategjike “Stratagem”, do t’i ndihmojë Qeverisë së Maqedonisë për realizimin e fushatës që referendumit, njofton Portalb.mk. Për shërbimet nuk do të paguajë Qeveria e Maqedonisë, por Ambasada e Britanisë së Madhe.

Qeveria e Maqedonisë gjatë këtyre ditëve ka nënshkruar memorandum për shërbime, për të siguruar komunikim efektiv me qytetarët, siç thonë, e bazuar në principin e objektivitetit, transparencës dhe nacionalitetit. Ekspertët e huaj duhet të ndihmojnë në drejtim të sigurimit të një procesi fer dhe kredibil.

Sipas uebfaqes së internetit të “Stratagem”, bëhet fjalë për këshillim strategjik për punë dhe komunikime politike me përvojë të madhe në këtë punë në tërë botën.

Kjo ndërmarrje ka marrë pjesë në periudha pas konfliktesh në shtetet: Palestinë, Siri, Kosovë, Pakistan, Irak, Nigeri, Afganistan.

“Stratagem” ka testuar atmosferën e referendumit
Sipas gezetës “Nezavisen”, ekspertët e “Stratagem” kanë testuar atmosferën e referendumit në Maqedoni. Para një muaji, dy prej tyre kanë qenë në Maqedoni dhe kanë kontaktuar me pjesëtarët e Qeverisë së Maqedonisë dhe me një pjesë të sektorit civil, intelektual, gazetarë dhe me shoqërinë sipërmarrëse.

Nga bashkëbiseduesit, janë përpjekur të matin dispononim e qytetarëve, për të kuptuar se deri në çfarë mase është kuptuar dhe pranuar marrëveshja me Greqinë, dhe efektet pozitive pasi që e njëjta të kalojë në referendum.

Më shumë kanë dëgjuar, e shumë pak kanë folur. E vetmja që është thënë nga ata është ajo: “Bëhet fjalë për proces të vështirë”.

Maqedonia e Veriut a do hyjë në fuqi si Irlanda e Veriut?
Ata kanë theksuar edhe angazhimin e madh të tyre para 20 vjetëve në pranimin e Marrëveshjes së Velipetokit, me të cilën iu dha fund konfliktit tre dekadësh në Irlandën e Veriut.

Republika e Irlandës u desh të heq dorë nga Neni 2 i Kushtetutës së vitit 1937, e cila përmbante porosi irredentiste: “Territori nacional përbëhet prej tërë ishullin Irlandez, ishujt e tij dhe hapësirave detare”.

Qytetarët e Irlandës u përgjigjen në referendum: “A janë për ndryshim të këtij neni me amendamente që shteti të heq dorë nga kërkesa për marrje të tërë hapësirës ishullore?”. Dalja ishte 55.6 për qind, kurse “për” votuan 94.4 për qind. Banorët e Irlandës së Veriut u përgjigjën në pyetje tjetër: “A e përkrahni marrëveshjen e arritur nga negociatat për Irlandën e Veriut të parapara me dokumentin komandues të vitit 3883?”. Dalja ishte 81.1 për qind, nga ku “për” ishin 71.1 për qind.

Përndryshe sot duhet të vendoset se sa hapësirë mediale do të marrin partitë në kuadër të fushatës së referendumit që do të mbahet më 30 shtator, në të cilën qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Ndërkaq për fushatën e referendumit janë paraparë të harxhohen 80 milion denarë nga Kuvendi i Maqedonisë, dhe 400 mijë denarë nga Qeveria e Maqedonisë.

Loading...