Aktuale

Ekspertët: Dokumenti i VMRO-së, për të shpëtuar Gruevskin

gruevski

Nikolla Gruevski nuk është me në pozitën për të ofruar çfarëdo zgjidhje të situatës dhe për të shtruar kërkesa në drejtim të katërshes evropiane që të martën do të zbres në Shkup. Kështu e vlerësojnë analistët paralajmërimin e ish kryeministrit për publikimin e dokumentit i cili do ta “shpëtonte” Maqedoninë nga kriza politike. Analisti Visar Ademi vlerëson se ka kaluar koha kur Gruevski negocionte për Maqedoninë, pasi sipas tij fjalën e fundit dhe vetme tani e ka Prokuroria Speciale, transmeton Alsat-M.

Unë mendoj se Gruevski duke pasur shumë probleme të mëdha me Prokurorinë Speciale, e mban peng jo vetëm partinë e tij, por mban peng edhe institucionet e shtetit duke dashur të konfliktuojë apo të nxisë konflikte qoftë intra-etnike apo ndëretnike me shqiptarët. Mendoj se kjo është beteja e fundit që ai po bënë për të shpëtuar vetveten dhe udhëheqësin e tij kriminele dhe korruptive. Mendoj se Gruevskit i ka kaluar koha kur ai mund të bënte negocime se çfarë është mirë për Maqedoninë. Kjo është koha kur Prokuroria Speciale e ka fjalën e fundit dhe të vetme – deklaroi analisti Visar Ademi.

Ndërkohë analisti Petar Arsovski deklaratat e fundit të Gruevskit i cilëson si përgjigje e vonuar histerike për Platformën shqiptare.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top