Raporti i Komisionit europian për progres të Maqedonisë nuk i ka surprizuar njohësit e rrethanave dhe vecnaërisht ato të fushës së ekonomisë. Në mënyrë gjenerale janë të surprizuar dhe atë pozitivisht mendojnë se duhet të jemi të hapur e jo si deri më tani me ndikime diplomatike.

‘’Apsolutisht raporti është shumë real duke përshkruar gjendjen në të cilën jemi tash e 6 vite. Ky raport ka marrë këtë notë për shkak të gjendjes reale sic themi ne nota kritike në fushën e ekonomisë që nga 2010. Mendoj se fokusimi në raport dominon në financat publike. Konstatoj se gjendja në më shumë segmente është e drejtë dhe reale për këto 6 vite. Kjo nuk është ndonjë gjë e re, në të gjitha aspektet intensiteti i rritjes së borxhit publik për të cilin për herë të parë flitet por edhe rritja e jofunksionimit të kreditimit në sektorin banker, pjesë këto që deri më tani nuk janë trajtuar si duhet në raporte. Apsolutisht pajtohem dhe e përshëndes BE-në se në mënyrë të fokusuar ka sqaruar ngjarjet’’, ka kometuar kështu akademik Abdulmenaf Bexheti.

Paralelisht me pjesën kryesore të financave publike dhe borxhit, në raport potencohen edhe disa raste transparente të buxhetit në rritjen e punësimit. ‘’E rëndësishme është që në këtë aspect meren shumë subvencione dhe transfere e attribute që shteti i keqpërdor për mënyra të tjera. E dukshme është se financat publike janë kritika kryesore në raport si dhe papunësia e të rinjëve që vazhdon të rritet’’, komenton Bexheti.

‘’Ambienti politik dhe kriza që mbizotëron ndikon shumë në ekonominë e vendit dhe është për të ardhur keq që qeveria jo vetëm kjo por edhe të mëparshmet e kanë sjellë në këtë gjendje’’.

Loading...