Ekspozita “Ana Frank – Histori për të sotmën”, arriti në Strugë…

Mehmet Latifi- INA

Shtëpia e Ana Frank është krijuar që ta ruajë kujtimin e Ana Frank dhe ta rritë vetëdijen për periudhën naziste dhe për holokaustin.

Rrëfimi i Ana Frank dhe ngjarjeve rreth jetës së saj, mund të na mësojnë shumë edhe sot e kësaj dite. Shtëpia e Ana Frank kapër qëllim që të na thirr të gjithë neve të luftojmë kundër paragjykimeve dhe diskriminimit, ta ruajmë lirinë t’i përkrahim të drejtat e njeriut dhe të punojmë për shoqëri përfshirëse dhe demokratike. Nëpërmjet aktivisteve, Shtëpia e Ana Frank inspiron njerzit në tërë botën, që në mënyrë aktive t’u përkushtohen këtyre idealeve.

Kjo ekspozitë me titull “Ana Frank – Histori për të sotmën”, vjen në Strugë ku do të qëndrojë e hapur deri më 11 nëntor, me ndihmën e Forumit rinor arsimor në Shtëpinë përkujtimore të Vëllezërve Milladinovci.

Në hapjen e ekspozitës, pos tjerëve është drejtuar me një fjalë rasti edhe mysafiri special dr. Sheli Levi – nga Izraeli, ku për tregimin familjar të tij tregohet në njërën nga panelet e ekspozitës.

Ekspozita paraqet përmbledhje të tridhjet e nëntë paneleve, të cilat bartin shumë detaje për jetën e voglushes Ana Frank dhe familjes së saj nga Lufta e Dytë Botërore. Ekspozita është e hapur në Maqedoni në kuadër të proektit “Historia, – Leksione për të sotmën”, ndërsa organizatorë janë Forumi rinor arsimor dhe Shtëpia Ana Frank nga Amsterdami. Në ekspozitë ka dhe panele qe janë krijuar veçanarisht për kontekstin e Maqedonisë pas Luftës së Dytë Botërore e deri më sot, të përpunuara nga ekspert të vendit si Misho Dokmanoviq dhe Besnik Emini.

Deri më tash, ekspozita ka qenë e vendosur në Shkup, Manastir, Prilep, Negotinë, Strumicë dhe Kavadar.

Ekspozita në Maqedoni është sjellur dhe realizohet në kuadër të proektit “Historia, – Leksione për të sotmën” e përkrahur nga Unioni Europian. Në kuadër të proektit që udhëhiqet nga Shtëpia Ana Frank në bashkëpunim me organizatat FRA, RZHEMEK, Iniciativa rinore për të drejtat e njeriut dhe Komunikimi i hapur. Ekspozita do të jetë në dispozicion për të rinjtë nga Maqedonia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Sërbia. Në Maqedoni ekspozita ka përkrahjen dhe nga Ministria e punëve të jashtme, Ministria e kulturës, Qendra memoriale e holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë dhe Ambasada e Mbretërisë Holandeze.

Projekti ka për qëllim të ngrit vëmendjen dhe të nxit diskutime për ngjarjet nga e kaluara e afërt në Ballkanin Perëndimor, e cila është arsyeja për ndarjet e ndryshme dhe gjenerimin e konflikteve nga shekulli i kaluar. Nëpërmjet promovimit të mendimit kritik mbi ngjarjet historike dhe kuptimin e tyre në kohën bashkëkohore, qëllimi i Shtëpisë Ana Frank dhe partnerëve të saj është që të arrihet pajtim nëpërmjet dialogut për të kaluarën e përbashkët.

Deri më tani janë mbajtur mbi 300 ekspozita, duke përcjellur mesazhin shumë fisnik të Ana Frank “Kjo nuk guxon të përsëritet”.

Loading...