Ekspozitë: Demaçi nderon Shkupin me rastin e 80-vjetorit të lindjes

Galerija Kombëtare e Maqedonisë në kuadër të kremtimeve për Vitin kushtuar Adem Demacit në 80-vjetorin e lindjes me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” organizojnë nje aktivitet kulturor ekspozitë kushtuar 80 vjetorit të lindjes së veprimtarit të shquar shqiptar dhe simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, transmeton Lajm.

Hapja do të mbahet në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, në objektin e Çifte hamamit më 27 Maj 2016, e Premte në ora 12:00.

Fotografitë nga ekspozita “Adem Demaçi – Jeta dhe veprimtaria atdhetare e kulturore”, do të mund të vizitohen përgjatë një jave.
Demaçi shquhet për aktivitetin e tij politik kundër regjimit jugosllav, për çka ishte mbajtur 28 vjet në burgjet e Jugosllavisë.

Në vitin 1991, Parlamenti Evropian e kishte nderuar atë me çmimin Saharov, duke e radhitur atë në mesin e personaliteteve të njohura botërore, gjurmët e së cilit do të mbesin në histori.

Më së miri, Demaçi njihet si udhëheqës i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995 dhe si zëdhënës i UÇK-së gjatë periudhës 1998/1999.
Kjo ekspozitë është organizuar nga Shoqata e të Burgosurve të Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ” Pjetër Bogdani”, Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Instituti i Historisë “ Ali Hadri”./Lajm/

 

Loading...