Ekspozitë personale e Fatmir Stavilecit në Shkup

Në sallonin e ekpozitave, ”Imperial 1”, në Qendrën kulturore-informative do të hapet sonte ekspozita personale e fotografit dhe piktorit Fatmir Stavileci.

Stavileci ka përfunduar studimet në shkollën e lartë pedagogjike në Shkup, në degën e artit figurativ, ndërkaq ka përfunduar edhe akademinë e arteve në Prishtinë, drejtimi i fotografisë.

Ai ka hapur disa ekspozita të pavarura në Shkup, Lubjanë dhe Novo Mesto, ndërkaq ka marrë pjeë edhe në ekspozita grupore në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Strugë.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 28 nëntor.

Loading...