Ekstremisti i dyshuar grek Kostandin Kocifa është lokalizuar tanimë. Ai ndodhet në thellësi të fshatit Bularat.

Policia e Gjirokastrës dhe forcat RENEA janë duke asistuar në arrestimin e tij. Mësohet se pavarësisht se Kacifa ndodhet i rrethuar, ai nuk po dorëzohet. Përkundër, greku 35 vjeçar ka qëlluar sërish ndaj forcave policore. Kacifa ndodhet i fshehur thellë në fshat dhe është edhe i armatosur.

14.45 – Duke nisur nga mesdita, policia dhe forcat RENEA janë vënë në kërkim të Kostandin Kacifa, i cili ka qëlluar mbi patrullën e policisë shqiptare. Pas shumë orëve kërkim, uniformat blu e kanë lokalizuar vendndodhjen e Kacifas.

35 vjeçari, menjëherë pasi ka qëlluar me armë ndaj policëve në Gjirokastër, u shpall në kërkim policor. Policia tha se ngjarje e rëndë ndodhi rreth orës 10.00 në krye të fshatit Bularat. Shtetasi Kostandin Kafica, sipas njoftimit të policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Në Bularat kanë shkuar forca policore dhe gjithashtu helikopter.

14.30 – Sot në mëngjes dyshohet se shtetasi Kostandin Kocifas, minoritar grek ka qëlluar me armë ndaj policisë shqiptare. Sipas uniformave blu të shtetit shqiptar, Kocifas ka qëlluar mbi forcat policore me armë dhe ndaj i janë vënë në ndjekje, me qëllim që ta arrestojnë.

Kocifaj i përket minoritetit grek dhe ngjarja ka ndodhur në fshatin Bularat të rrethit jugor të Gjirokastrës. Pikërisht Kostandin Kocifas ka dyshime se është një element ekstrem grek në vendin tonë. Kjo gjë mund të vërtetohet edhe nga fotografitë e tij, publikuar në rrjetin social “Facebook”. Ai ka foto me flamurin helen dhe ka dyshime se ka qenë ekstremist i Agimit të Artë.

Policia, në deklaratën për media tha se Kostandin Kocifas ka dyshime se është futur në thellësi të fshatit Bularat dhe se janë vënë në ndjekje të tij. Në ndihmë të policisë shqiptare, në këtë aksion, janë vënë edhe efektivë policorë nga Gjirokastra. Kocifas mësohet se jetonte në shtetin grek dhe se kishte një javë që kishte ardhur në fshatin Bularat. Ky fshat është i banuar kryesisht nga minoritarët grekë në vendin tonë. Fotot e publikuara janë marrë nga FB i tij.

Loading...