Sot është publikuar lista e ndeshjeve për sezonin 2018/2019 të La Ligës. ‘El Clasico’ e parë do të luhet më 28 tetor në Camp Nou, ndërsa ndeshja kthyese do të mbahet më 3 mars në kryeqytetin spanjoll.

Për herë të parë në La Liga, lista e ndeshjeve nuk do të jetë simetrike. Kjo do të thotë që klubet spanjolle, në pjesën e dytë të sezonit, nuk do të luajnë kundër njëri-tjetrit me të njëjtën radhitje si në pjesën e parë.

Kampionët aktualë, Barcelona, do të luajnë ndeshjen e parë kundër Alavesit, Real Madridi do të përballet me Getafen, ndërsa Atletico Madridi do të udhëtojë për në Valencia. Bardhi me Levanten do të jenë mysafirë të Betisit. /Gazeta Express/

Loading...