Organizata Humanitare “El Hilal” për të tetën herë me radhë organizoi ekskurizionin 15 ditorë në Bursa të Turqisë për fëmijët jetimë. Aktiviteti përfshinë 42 fëmijë nga komunat dhe lagjet e Shkupit, të cilët janë të evidentuar në listat e “El Hilal”-it. Koordinatori i këtijë udhëtimi Sabit Emin tha se ky aktivitet do të njoftojë fëmijët me bukuritë turistike dhe kulturore të këtijë qyteti të njohur historik.

Sabit Emin, koordinatorë udhëtimi
“Sivjet viti i tetë është që me qytetin e Bursës organizojmë udhëtimin e jetimave 15 ditorë në Turqi. Ky është një projekt që e kemi bërë bashkarisht me qytetin e Bursës qëllimin e ka të edukojë dhe socializojë”

Në fytyrat e fëmijëve kishte gëzim, udhëtimi pesëmbëdhjet ditorë sipas tyre do ju sjellë shoqëri të re.

Nxënëse
“Unë jam Shkurte Thaçi është hera e parë që po shkojë me një organizatë në turqi shpresoj që do të kalojmë mirë me shoqëri ”

Nxënës
“Emrin e kam Abdulla Aliu, është hera e dytë që po shkoj, kam kaluar shumë mirë vitin e kaluar po besoj që edhe tash”

Bashkë me këta fëmijë, në Turqi udhëtojnë edhe gjashtë edukatorë.

Loading...