Në qytetin e tyre dje nuk është biseduar për çmimet e larta, jetën e rëndë, korrjet e vjeshtës ose drunjtë e shtrenjtë për ngrohje.
Temë kryesore në qytezën boshnjake Gradaçac ka qenë skandali në dasmën e 23 vjeçarit Edin Huseliq dhe të fejuarës së tij, Elda Mujçin nga qyteza Oxhak, shkruan “Dnevni Avaz”.
Në dasmën me 300 mysafirë, incidenti ka ndodhur diku para mesnatës. Sipas traditave të atjeshme, pas darkës, nusja shërben mysafirët me kafe, kurse ata i dhurojnë bakshishe.
Kur është grumbulluar pjesa më e madhe e parave, Elda i ka thënë bashkëshortit të sajk se do t’i marë të gjitha paratë, sepse ajo ka shërbyer kafe dhe ka grumbulluar paratë.
Dhëndri i ka thënë se një gjë e tillë nuk vjen parasysh, sepse ai e ka paguar dasmën dhe ka marrë kredi për ta rregulluar shtëpinë e tyre të përbashkët.
Nusja ka tentuar të ikë me paratë e grumbulluara, e pasi nuk ka arritur, e ka thirrë nënën e saj dhe është kthyer në shtëpi duke qarë.
“Ajo e mori shportën, ku kishte 5.500 marka konvertibile (rreth 2.800 euro), nuk e dimë nëse ka mbledhur më tepër dhe nëse arriti të merr diçka. Kemi dëshmitarë se ajo ka tentuar të ikë me shportën e parave, kamerat kanë incizuar gjithçka”, rrëfen një kushëri i dhëndrit.
Dy të rinjtë kanë qenë në lidhje disa muaj, mirëpo pas kësaj zënke, dhëndri të nesërmen ka kërkuar divorcin.

Loading...