Maqedoni

ELEM: Furnizimi me energji elektrike i rregullt, Greqia e ndërpreu largpërçuesin drejt Maqedonisë

energjia-elektrike-foto-ilustrim-650x358-780x439

Furnizimi me energji elektrike për kansumatorët tarifor-amvisëritë dhe kompanitë më të vogla në tregun e rregulluar për energji elektrike zhvillohet rregullisht dhe në pajtim me nevojat. Në 24 orët e fundit tërësisht është përgjigjur në nevojat e konsumit me optimizim të kapaciteteve prodhuese vendore dhe përmes furnizimit të energjisë elektrike në periudha të orëve nga dita kur shënohet harxhimi më i madh, informon SHA ELEM.

Prej kompanisë theksojnë se kushtet e motit nga të cilat janë goditur vendet e Evropës Juglinodre dhe Qendrore, kërkesa dhe harxhimi i rritur, si dhe ngecja e shumë kapaciteteve bërthamore dhe termoenergjetike në rajon dhe në vendet e Evropës Qendrore, drejtpërdrejtë ndikojnë edhe në çmimet e energjisë elektrike.

‘Gjatë ditës së djeshme Republika e Greqisë solli ndalesë për transakcione fizike dhe e ndërpreu largpërçuesin drejt Maqedonisë, përkatësisht nuk lejoi tranzit të energjisë. Njëkohësisht, edhe Bullgaria fqinje i shqyrton opcionet për mbylljen e interkonektimit personal drejt vendeve fqinje’, potencojnë nga ELEM.

Furnizimi i energjisë elektike, theksojnë, që bëhet në këtë periudhë nuk do të ndikojë ndaj çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe për ekonomitë e vogla të cilat janë në tregun e rregullt.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top