Elina Duni dhe filmat “Bota” e “Babai” prezantojnë shqiptarët në Paris

Në kryeqytetin francez po zhvillohet aktualisht manifestimi “Festival Du Film Des Balkans” që ka nisur më 1 qershor dhe do të zgjas pesë ditë.

Hapjen e këtij programi pesë ditor e bëri filmi i suksesshëm kosovar i regjisorit Visar Morina, “Babai”.

Gjatë ditës se enjte në Paris me fillim nga ora 18:00 do të prezantohet filmi i metrazhit të gjatë “Bota” i regjisores Iris Elezi dhe e pranishme do të jetë aktorja kryesore e filmit, Flonja Kodheli.

Mbrëmja është rezervuar për muzikë shqipe. Bëhet fjalë për koncertin e këngëtares së mirënjohur shqiptare Elina Duni që do të nis në  20:30.

Programi i “Festival Du Film Des Balkans” përfshinë dhjetë filma, katër koncerte, ekspozita dhe debate.

Loading...