Elita Rudi dy muaj më parë i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me reperin Gjiko, shkruan lajmi.net.

Së fundi, moderatorja ka udhëtuar për në Kroaci, ku po shoqërohet nga disa mikesha të saj.

Në rrjete sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, ku shihet veshur me një fustan, ndërsa me anë të çantës mbulonte barkun e rrumbullakosur.

Për ndryshe, Gjiko po vazhdon të jetë aktiv me koncerte dhe projekte të reja. /Lajmi.net/

Loading...