Ema Andrea: Telenovelat turke dhe indiane po dëmtojnë figurën e femrës

Unë jam gjallë dhe nuk lejoj që ideologjia maskiliste e këtyre veprave të dobëta artistike të më lëndojë apo të drejtojë edukimin e brezit të ri kundrejt femrës, shkruan KultPlus.

Aktorja shqiptare Ema Andrea ka tërheqë një paralele mbi debatet për censurimin e filmit të kohës së komunizmit, me serialet e tanishme që shfaqen nëpër TV-të, shkruan KultPlus. Ajo ka reaguar nëpërmjet rrjetit social facebook mbi këto seriale, duke theksuar se telenovelat që shfaqen në televizionet shqiptare dëmtojnë shëndetin mendor të fëmijëve, por edhe dëmtojnë figurën e femrës.

Me poshtë mund të lexoni deklaratën e saj origjinale:

Me qe ka dale moda e censures! Une mendoj te censurojme telenovelat turke e indiane e cdo telenovele qe demton shendetin mendor te femijeve qe rrijne me gjysherit(pasi keto telenovela trasmetohem pa orare te kontrolluara dhe pa titra shpjegimi) .Demtojne gjithashtu edhe figuren e femres! Besoj shume nene ne Legjislacion lejojne censuren per sa me lart!Une jam gjalle dhe nuk lejoj qe ideologjia maskiliste e ketyre veprave te dobeta artistike te me lendoje apo te drejtoje edukimin e brezit te ri kundrejt femres! Madje do bej nje shoqate e do marr ca fonde per kete fushate! E deklaroj te hapur!/KultPlus.com

Loading...