Emërohet Komitet selektues i Kosovës për OSCAR

Komiteti selektues për përzgjedhjen e filmit nga Kosova, që do të konkurrojë për OSCAR në kategorinë e filmit më të mire të huaj, përbëhet nga Eshref Durmishi – kryesues, bashkë me anëtarët Agron Vula, Lendita Zeqiraj, Doruntina Basha, Kaltrina Krasniqi, Liridon Cahani dhe Imer Mushkolaj, bëri të ditur përmes përmes një njoftimi Qendra Kinematografike e Kosovës.

Ky është viti i tretë që Kosova ka të drejtë të propozojë filma në këtë kategori.

“Tri dritare dhe një varje” i Isa Qosjes, dhe “Babai” i Visar Morinës në dy vitet e fundit kanë qenë kandidatë mjaft seriozë, ndërsa filmi “Shok” i Jamie Donoghue ishte filmi i parë i metrazhit të shkurtë që e dërgoi Kosovën në OSCAR, transmeton Koha.net.

Vendimi i Komitetit selektues pritet të merret në fund të muajit shtator, thuhet në njoftim.

Loading...