Emigrantët dhe nacionalistët mund të ndezin Ballkanin, a mund të shpëtojë Maqedonia!?

Kancelarja gjermane Angela Merkel kishte dhënë paralajmërimet e saja për kërcënimin e konfliktit të armatosur në Ballkan nëse Gjermania mbyll kufirin me Austrinë për të ndaluar valën e refugjatëve.

Deklaratat e saja morën reagime të ndryshme në botë duke i analizuar arsyet e konflikteve të reja në rajon. Mediat e njohura botërore i dhanë rëndësi kësaj deklarate duke thënë se në një periudhë të ardhëshme Ballkani mund të kthehet në një vatër baruti, ndërsa kompania amerikane për geopolitikë dhe geostrategji ‘’Stratfor’’ është e fundit që kërkon arsye për ndonjë konflikt eventual në rajon.

Dy cështje të lidhura me emigrantët në Europë mund të kenë pasoja dhe efekte negative afatgjate e më e rëndësishme me stabilitetin në ballkan. Deklarata e parë është e zv kryeministrit cek Andrej Babish se Greqia nuk e kontrollon si duhet kufirin e saj dhe se duhet larguar nga shengen zona. E dya është vendimi i Slovenisë që të ndërtojë gardh me gjemba në kufirin me Kroacinë për të ndalur valën e refugjatëve.

Sipas këtyre mediave, largimi i Greqisë nga shengen zona do i kishte dhënë grusht të fortë BE-së me cka do të përkeqësoheshin raportet mes vendeve anëtare. Edhe përkundër deklaratave të Babish, të pakta janë mundësitë që Greqia të largohet nga zona shengen pasiqë anëtarësimi i saj nuk është faktor për zgjidhjen e cështjes së refugjatëve për shkak se ajo nuk është e rethuar me vende anëtare të BE.

Kompania amerikane vlerëson se vendet ballkanike janë më së pakti të pregaditura për pritjen e refugjatëve, a Slovenia është porta e vetme e vogël që kalojnë refugjatët në perendim. Nëse Slovenia e bllokon këtë hyrje mund të jetë një katastrofë për të gjithë.

Loading...