Shkëndija e Tetovës vijon formën e mirë në kampionat. Kuqezinjtë morën fitoren e tretë radhazi pasi triumfuan me shifrat 0-2 në transfertën e javës së 12-të ndaj Belasicas. Golat për Shkëndijën në këtë sfidë u realizuan nga Emini dhe Totre nga një për çdo pjesë. Diferenca në renditje me Vardarin kryesues vazhdon të mbetet dy pikë pasi edhe kryeqytetasit triumfuan 1-3 në transfertën ndaj Makedonija Gj.P edhe pse me shumë vështirësi pasi realizuan dy herë në minutat e fundit. Përsa i përket skuadrave të tjera shqiptare që luajnë në ligën e parë maqedonase, Shkupi mposhti 1-0 Akademija Pandev ndërsa Renova barazoi 1-1 në shtëpi me Sileksin.

Loading...