Emir Sahiti është një futbollisti i Hajdukut të Splitit. Talenti i kombëtares Shpresa ka bindur drejtuesit e ekipit kroat. Në shkurt të këtij viti ai ishte pjesë Rabotniçkit, i lënë me huazim pikërisht nga Hajduku. Rabotniçki është një klub ku ai është aktivizuar edhe gjatë sezonit 2015-2016, ku u transferua nga Trepça ’89.

Sahiti ka firmosur një kontratë 4 vjeçare për Hajdukun. “Nga sot do të jem edhe për 4 vite lojtar i Hajdukut të Splitit. Dua të falënderoj ish-skuadrën time, Rabotniçki për korrektisinë e treguar dhe gjithë ato vite që isha aty.” ishte komenti i Sahitit.  Ky i fundit mund të luajë në të 3 pozicionet e sulmit. 19 vjeçari i është bashkuar ekipit të dytë të Hajdukut të Splitit dhe do të ketë mundësinë të tregojë veten.

Loading...