Shkup, 15 korrik- Kualiteti i dobët i përfaqësuesve politik në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndër vite, e ka imponuar në emisionin “Agora” çështjen se a do të mund të ndikonin listat e hapura në ngritjen e kualitetit në parlament?! Mendimi i qytetarëve është argumenti i parë se Kodi zgjedhor në Maqedoni duhet të pëson ndryshime, me ç’rast qytetarët do të kishin mundësi që të votonin politikanë më reprezentativ.
Alternativa me lista të hapura do të thyente mitin e liderëve në parti dhe botëkuptimin se deputetët janë makina vetëm për të votuar, se të njëjtit diktohen me butone nga larg dhe se truri i tyre funksionon vetëm me logjikën e shtabit partiak dhe jo vizionit individual. Ekspertë të proceseve zgjedhore në vend dhe politolog në “Agora” kanë numëruar një sërë përparësish të Listave të hapura.
Partitë e reja politike, së paku deklarativisht janë pro idesë për hapjen e Listave. Koha do ta dëshmon gatishmërinë e tyre ndryshim të kodit zgjedhor.

Loading...