Siç është bërë e ditur tashmë, të dielave në Top Channel do të nisë një emision i ri me Edi Manushin, krah të cilit do prezantojë Fjoralba Ponari dhe një tjetër bukuroshe.

Bëhet fjalë për Xhilda Luzin e cila e ka bërë të ditur vetë lajmin me një foto të postuar në Instagram ku shkruan: “Shihemi së shpejti me Edi Manushin në Top Chanel… Nuk do të flasim për futboll”.

“Revistawho” shkruan se Xhilda ka mbajtur kurorën e Miss Durrësit, është angazhuar në televizion si dhe me partitë politike. Gjithashtu në programin e të dielës nuk do jetë vetëm Fjoralba Ponari dhe Xhilda Luzi, por do të përfshihen edhe emra të tjerë të njohur.

 

Loading...