Mysafir i radhës në emisionin InBOX Debativ në Lajm Tv ka qenë akademiku Abdylmenaf Bexheti. Përballë moderatorit Isen Saliu, ish deputeti  Qani Aliu dhe analisti dhe profesori  universitar , Ramadan Ramadani.Tema  e cila u trajtua në këtë debat ishte negociatat për  formimin e qeverisë së re qe do të vazhdojë ,deri më 29 janar ku edhe skadon mandati i Nikolla Gruevskit për të formuar qeverinë,kurse ende nuk dihet nese do të kemi së shpejti qeveri,ose do të kemi mandatar tjetër i cili në një afat të ri 20 ditor do të tentojë të formojë qeverinë .

Akademiku Abdylmenaf Bexheti në emisionin inBOX debativ në LajmTV zbuloi edhe disa detaje rreth një letre të dërguar nga stejt departamenti  amerikanë dërguar Bashkim Demokratik për Integrim(BDI) lidhur me formimin e koalicionit të ri qeverisës.

“Shihet një lloj  simpatie e  vjetër mes dy partive të cilet kanë qene aktualisht në pushtet deri tash edhe me merr mendja qe edhe partneri shqiptarë në këtë koalicion po që se nuk ka një faktor tjetër i cili do ta pengoj me siguri do të shkonë në koalicion me partnerin e vjetër që do të thotë me VMRO- në.Për  çfar arsye une mendoj që janë dy arsye kryesore njera prej atyre është se kane çështje të pa lara të cilët në qoftë se e humbin pushtetin me siguri ato do të dalin në sipërfaqe  dhe që do të jene një barrë shumë e rënde mandej e cila do të ndikoj në funksionimin dhe veprimtarin e dy partive të cilët tash kanë humbur atë popullaritetin të cilët e kanë pas në edhe tek elektorati shqiptar edhe tek elektorati maqedonë dhe arsyeja e dytë janë disa projekte të cilët i kanë të përbashkëta.” tha ish deputeti i parlamentit të Republikës së Maqedonisë , Qani Aliu në emisionin inBOX debativ në LajmTV.

“Nuk është i mundur koalicioni mes BDI-së dhe VMRO-së të  vazhdoje edhe në këtë mandat gjegjësisht të rezultoje në krijimin e një qeverie të re ,të  argumentoj me disa çështje.Nuk është vetëm disponimi tek shqiptarët që është kundër vazhdimit të kësaj situate por edhe të shumicës së qytetarëve të Maqedonisë qe e dim  që shumica prej atyre që nuk mund të hynë në parlament .

Po kemi mirëpo ajo reflekton në mënyrën që e bene kontekstin tani Maqedonia sipas një krahasimi Maqedonia gjendet tash në një lift dhe aty nuk vlen kush ka më shumë prioritet po kush i pari e ka shtypur sustën dhe Maqedonia e ka shtypur sustën për ndryshim. Duhet te këtë një qeveri gjithë përfshirëse që mund të  bëje  reforma.Reformat e dimë se kush mund ti zbaton siç bëhet në raportin Pribes për jetë gjatësin e funksionalizimit të përgjithëshëm të Prokurorisë Speciale të Maqedonisë”  tha analisti dhe profesori universitar Ramadan Ramadani në emisionin inBOX debativ në LajmTV./LajmTV/Gazeta Lajm/

Loading...