Alex Ruiz punon në restorantin “Cinco De Mayo” në Georgia, ndërsa para pak ditësh ka mrekulluar miliona njerëz kur një myshteri i rregullt e kishte fotografuar derisa ai në një tavolinë po e ushqente njeriun pa duar.

Reginald Widener ishte ulur në restorantin e tij të pëlqyer dhe kur ishte kthyer pas kishte parë kamerierin e ri 22 vjeç, Alex Ruiz, në një tavolinë tjetër, që po ushqente një myshteri, transmeton Koha.net. Ai ishte mrekulluar kur, pasi kishte shikuar me kujdes, kishte vënë re se myshteriu ishte pa të dy duart.

“Gjithë kohën ishte me fytyrë të buzëqeshur. Dukej se me të vërtetë këtë gjest e bënte me kënaqësi”, i tha Widener CBC-it.

Sjellja e kamerierit të ri me të vërtetë e kishte emocionuar, dhe jo vetëm këtë. Thuajse secili që ndodhej në restorant e kishin pushtuar me shikim.

Plot 30 minuta, sa kishte zgjatur procesi i të ngrënit, Ruiz nuk kishte lëvizur nga tavolina, duke e ndihmuar dhe duke i bërë shoqëri myshteriut pa duar.

“Ndenji me të deri sa mbaroi. Priti me durim të mbarojë së ngrënit”, kishte deklaruar një myshteri.

Widener kishte vendosur ta fotografonte këtë gjest prekës, ndërsa ajo ishte shpërndarë me shpejtësi përmes Facebook.

Loading...