T’i shtohet rrënjës edhe një bisht siç keni propozuar ju “e epërme, veriore, e re, e Vardarit, e Shkupit” çka ndryshon brenda Shtetit? Asgjë!
Ndryshon jashtë shtetit. Për fqinjët tanë, ka efekt politik të madh rrënja me cilindo bisht.
Pra s’ka logjikë për neve shqiptarët emri me bisht sepse vet rrënja nuk është e logjikshme – Maqedonia. Emër ky pa bisht, e me bisht, është tendencioz e diskriminues

 

Ali Ibrahimi

Zoti Nimic, më fal, por sot logjika më sugjeron disa pyetje akuzative:

  1. Pse ofendoni inteligjencën e popullit shqiptar të FYROM-it me propozimet e juaja me emërtime te pa logjikshme, diskriminuese e qartësisht tendencioze?
  2. Pse nuk thoni atë që logjika thjeshtë e pranon?
  3. Nëse keni presion (mendoj se keni) nga rrethana të ndryshme, pse nuk u shpjegoni palëve kush dhe arsyet?
  4. Pse nuk thoni se nuk jemi duke e ndërruar por duke emëruar një shtet që s’ka emër?
  5. Pse nuk u sqaroni shqiptarëve së për ata është duke u bërë pazar Shteti, por PA prezencën e tyre.

Këtu më poshtë sqarohem dhe po argumentoj akuzat.

Po të isha unë në rolin e juaj, së pari do i radhitesha parimet kapitale për temën që trajton në negociata.

Parimi,

  1. Çdo populli duhet garantuar të drejtën e jetës, gjuhës së tij, kulturën kombëtare e fetare, dinjitetin, lirin e shprehjes dhe sovranitetin e tij.
  2. Pesha e një populli nuk konsiston tek numri i banorëve por në vet faktin se ekziston ai popull.
  3. Nuk ka popull primarë dhe ai sekondarë.
  4. Në një shtet multietnik nuk ka popull shumicë dhe ai pakicë.
  5. Respektimi i një populli bëhet duke mos privilegjuar një tjetër.
  6. Nëse dëshironi që të mbani bashkë, nën një kulm, dy popuj me karakteristika diametralisht të ndryshme mes veti, atëherë gjejeni një argument Fisnik për të i bindur, nëse nuk binden lëreni të bashkohen me atë që duan, apo të jetojnë në mëvetësi.

Argumente për akuzën

  1. Ju e dini shumë mirë Zoti Nimic siç e dimë edhe ne shqipfolësit dhe fqinjët tanë dhe tërë bota se Emri i Shtetit me rrënjën Maqedoni nuk barazon dy apo tri etni të ndryshme kur emri i përket njërës etni, logjike a po jo observimi im?
    T’i shtohet rrënjës edhe një bisht siç keni propozuar ju “e epërme, veriore, e re, e Vardarit, e Shkupit” çka ndryshon brenda Shtetit? Asgjë!
    Ndryshon jashtë shtetit. Për fqinjët tanë, ka efekt politik të madh rrënja me cilindo bisht.
    Pra s’ka logjikë për neve shqiptarët emri me bisht sepse vet rrënja nuk është e logjikshme – Maqedonia. Emër ky pa bisht, e me bisht, është tendencioz e diskriminues.
  2. Logjikë ka emri neutral, shembull Republika e Shkupit e përthyeshme ne gjitha gjuhët.
  3. Greqia për arsye Historike bën presion për ndërrimin e Emrit Kushtetues të Shtetit por duhet të heq dorë nga ndërrimi identitetit etnik të sllavomaqedonasëve.
    Shqipfolësit duhet të pretendojnë pa kompromis jo më pak se një emër neutral, për barazi, sepse vetëm kanë paguar qe 70 vjet duke qenë sekondarë.

Ishim të barabartë e pastaj…
Gjatë historisë Sllavomaqedonët kanë qen të barabartë ma Shqiptarët nën sundimin e perandorive të ndryshme: prej Alksandrit të Madh… Bizantinet, Romakët, Osmanlinjëve, Kralevina tè ndryshme. Tash KUJDES, ku është thyer qerrja. Nën kulmin Jugosllav për 3 vjet Shqipfolësit dhe Bullgarët kan qen të barabartë nën kupolën e Maqedonisë. Me dëshirën e aleatëve dhe Titos, në AVNOJ-Jajce, krijohet Republika e Maqedonisë, ku gjuha shqipe shkruhej si e para në dokumente të ndryshme e pastaj ajo Bullgare, në realitet një dialekt i bugarishtes perëndimore e Zhvilluar nga VMRO-cit të cilët filluan të veteshpallen si popull Maqedon, duke mos pasur ne konsideratë se Maqedonia antike kapte gjysmën e Bullgarisë, gjysmën e Greqisë, gjysmën e Shqipërisë, dhe si rrjedhojë të gjithë jemi në njëfarë mënyre Maqedon. Pra, jo rastësisht disa Shqiptarë thonë se ne jemi Maqedon. Dhe do mbeteshim Maqedon ne shqipfolësit, bashkë me VMRO-cit për të i vër themelet një Shteti multietnik. Ky shtet funksionoj 3 vjet, dhe do të funksiononte gjithmonë si Shteti Zviceran, po mos të ndërhynte Shoku Tito. “Një ditë, shoku Tito u zgjuha në krah të majt” dhe njohu dialektin e Bugarishtes perëndimore si gjuhë Maqedone dhe popullin sllavobullgarë te VMRO-s si Popull Maqedon. Kështu u prish parimi numër 5 që caktuam më sipër. Një popull u zgjodhë i privilegjuar mbi një tjetër. Dhe Shqipfolësit mbeten brenda natës si popull sekundar osé pakicë e me këtë edhe parimi 3 dhe 4 u shpërdor ne damë tè Shqiptarëve. Duke iu dhuruar pronsia e shtetit njërës etni. Edhe atë me kushtetut. (A thua Zoti Nimic, ku ishin “paria” shqiptare në atë momentet? Po pyes Juve sepse që 25 vjet sigurisht e keni lexuar dhe studiuar historinë e këtij vendi. Të ripërkujtoj Zoti Nimic sé ne Shqiptarët e kemi vetëm një defekt të madhë; i besojmë njerëzve që na flasin butë, kush na merr “me të mirë” edhe shtëpinë ia falim, kurse me trimëri jemi te njohur edhe pse dhezim pak rand! Për gjëra tjetra, jemi popull i artë e na kanë zili kojshija).
Pasi “shoku Tito”, qe unë kur isha pionier dhe këndoja këngë e poezi, i shendrroi sllavobullgaret në Maqedon, automatikisht u privilegjuan kundrejt shqipfolëseve dhe u bën pronar të shtetit dhe tash e konsiderojnë shtet unitar Maqedoninë dhe për 70 vjet, sistematikisht, janë thyer edhe parimi 1 e 2, pra konsiderohemi tepricë apo te huaj ne vendlindje. A e din dikush te shpjegon, pse ka ndodh?
Nëse dikush ka njohuri pse dhe si kanë rrjedh gjerat (këtu historianet munden të na ndihmojnë), atëherë, analistet mund te avancojnë teori çka do të ndodhë ne te ardhmen.

Pasi elaboruam parimet 1 2 3 4 5, logjika dhe dëshira ime do ishte që Zoti Nimic të sqaroj parimin 6. Konkretisht, me çfarë kritere, parime e rregulla dëshiron të mbajë nën kurore di popuj të ndryshëm, aq me shume kur nuk janë të barabartë para ligjit, si nga obligimet si nga të drejtat e tyre?

Po të u pyetesha unë, si argument do tu thosha Maqedonasve, Shqiptarëve, Serbëve, Bullgarëve, Turqve etj se: popujt tjerë në Evropë që janë të ndarë secili ne shtetin e tyre, po mundohen të bashkohen mes veti dhe se “vet Zoti na Krijoi në popuj e fise që të njihemi mes veti”, …dhe të jemi të BARABART.
Por kjo ndodhë nëse emri do ishte Neutral.

 

Loading...