Përparime në bisedime ka, por çështjet më të vështira mbeten të hapura, të cilat si progresojnë bisedimet, fluturojnë në sipërfaqe dhe duhet të harmonizohen më tej.
Deri më tani se si po ecin bisedimet jepet shpresë për optimizëm se do të arrihet në fund një zgjidhje eventuale kompromisi në lidhje me emrin e Maqedonisë.

Këto janë pjesë e konkluzioneve të ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë Nikola Dimitrov dhe Nikos Kocias dhe ndërmjetësuesit Mateu Nimic, pas raundit të djeshëm të bisedimeve në Vjenë.

“Ka përparim të kushtëzuar në negociata, sepse siç shkojmë përpara, vijmë deri te çështjet më të rënda. Edhe nga ana jonë, edhe nga ana e tyre kemi mjaft për të menduar, dhe për të matur. Punuam sipas logjikës çka është ajo që është më me rëndësi për njërën anë dhe për anën tjetër dhe nëse mundemi në kompromisin drejt të cilit po lëvizim t’i mbulojmë të dy gjërat. Megjithatë, na habitë ajo që sa më hapur dhe më konkretisht hapërojmë drejt zgjidhjes, ashtu edhe vështirësitë dalin gjithnjë e më shumë në sipërfaqe”, deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov pas takimit të sotëm shtatëorësh me kolegun e tij grek, Nikos Koxias dhe ndërmjetësin e KB-së, Methju Nimic në Vjenë.

“Ka përparim pozitiv në negociata, por megjithatë mbeten çështjet e rënda që duhet të tejkalohen”, deklaroi ndërmjetësi Nimic.

Sipas tij, tërë ditën ata kanë pasur takim produktiv, që e bën të jetë optimist për të ardhmen.

“Që të dy ministrat fokusohen në marrëdhënie afatgjata, në stabilitetin e rajonit, në rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe kam shpresë se do të vazhdojmë të punojmë me këtë qasje pozitive”, shtoi Nimic pas takimit./Gazeta Express

 

Loading...