Enca merr vizën amerikane (FOTO)

Artistët tanë ftohen në koncerte në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët.

Por, për shkak të vizave, atyre në disa vende u pamundësohet pjesëmarrja për t’i argëtuar bashkëatdhetarët, shkruan lajmi.net.

Tri vite më parë, Enca kishte bërë të ditur se i ishte refuzuar viza amerikane, gjë që kishte ndikuar edhe të anulonte turneun e paraparë të mbahet atje.

Përmes rrjeteve sociale, Enca ka bërë të ditur se tashmë është pajisur me vizë amerikane, e cila është valide për gjashtë muaj.

Tashmë që është gati për turneun në Amerikë, Enca përmes një postimi ka pyetur fansat se në cilin vend dëshirojnë ta shohin duke performuar. /Lajmi.net/

Loading...