Enca s’i lë vend imagjinatës, mbush Instagramin me imazhe në të brendshme

Enca Haxhia është ndër këngëtaret më të komentuara në shtypin rozë.
Ajo ka kohë që ka paralamëruar projetin e saj të ri, datën e lansimit të së cilit e ka bërë të ditur vetëm dje, shkruan lajmi.net.

Në njoftimin e saj në rrjete sociale, Enca ka treguar se kënga me titullin “Dua” do të publikohet më 23 mars dhe do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip.

Këto ditë ajo ka sjellë pamje nga klipi, i cili premton të jetë me skena tejet të nxehta, kurse këngëtarja vjen më seksi se kurrë më parë.

Llogaria e saj në Instagram në të cilën ka mbi 1 milion ndjekës, këngëtarja vazhdimisht publikon imazhe në të brendshme të kuqe, e njësoj ka vepruar edhe në foton e fundit ku shfaqet tejet “hot”. /Lajmi.net/

Loading...