Eni Koçi vitin që po e lëmë pas ka qenë mjaft e përfolur rreth një romance.

Këngëtarja shqiptare muajt e fundit u raportua se është në lidhje me Genc Prelvukajn, por të cilat mbeten vetëm në suaza të thashethemeve pasi dyshja nuk ka folur rreth lidhjes së tyre.

Megjithatë, biondina jonë ka sjell disa imazhe të veçanta në llogarinë personale në Instagram teksa shfaqet mjaft e bukur.

Në fakt, ajo shihet e veshur me një vello të nuses gjersa në kokë mbante një kurorë që i shtonte hijeshinë.

“Faleminderit Ami Event për vlerësimin dhe respektin”, ka shkruar ndër të tjerash në rrjetet sociale Eni.

Theksojmë se dy javë më parë këngëtarja solli këngën “Sot”, i cili deri më tani është shikuar mbi 223 mijë herë në YouTube.

Ndryshe, Koçi është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Loading...