ShowBiz
11/12/2015 17:54:33

Eni s’ka frikë nga bomba, por ankohet: Ku ka burra sot or ti?! /VIDEO

222 osmani

Këngëtarja Eni Koçi, motra e të famshmes Greta Koçi, ka ankesa në lidhje me burrat e kohëve të sotme. Nën shoqërinë e disa miq në rrugën e Londrës, ku edhe vazhdon studimet, këngëtarja e re dhe bukuroshe është xhiruar, në një moment kur po shfaqte kuriozitet në lidhje me një aksion të policisë londineze për një bombë të dyshuar.

E para e grupit ishte pikërisht Eni, ndërkohë mikja e saj i kërkon një djali të grupit, që të afrohet edhe ai. Por djali siç duket nuk është edhe aq trim dhe zgjedh të qëndrojë pas vajzave, shkruan “SYRI.net”. “Është Eni para. Normalisht duhet të jetë burri!”, – thotë shoqja e këngëtares duke iu drejtuar djalit të grupit,  i cili kundërpërgjigjet: “Është bomba ajo!”, duke rikonfirmuar edhe një herë frikën.

Në atë moment ndërhyn Eni me batutën e saj: “Po ku ka burra sot or ti!”. / SYRI.net /

SHPËRNDAJE NË:
To Top