Revista e njohur, Politico e ka vendosur këngëtaren e mirënjohur, Era Istrefi në mesin e njerëzve më me ndikim. Madje, kjo revistë e ka konsideruar Era Istrefin si ambasadore të POP-it dhe në mesin e emrave që pritet ta pushtojnë botën në vitin 2019. “Era Istrefi po e vë Kosovën në hartë edhe nëse dikush nuk e do atë. 24-vjeçarja nga Prishtina po shijon njohjen në arenën ndërkombëtare. Pasi njëra nga hitet e saj shqip u dëgjua edhe ndërkombëtarisht, ajo u ftua për të bashkëshkruar dhe performuar këngën zyrtare të Kupës së Botës “Live It Up”, me yjet amerikanë, Nicky Jam dhe Will Smith. Dhjetë vjet pasi Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia, Istrefi u bë pjesë e një brezi të artistëve dhe sportistëve që po e promovojnë shtetin dhe Ballkanin, me një imazh alternativ që dominohej nga varfëria, krimi dhe politikanët e korruptuar, që grinden për të ardhmen.”, është një pjesë e shkëputur nga ky artikull. Më tej, në këtë artikull bëhet e ditur se përderisa disa nga bashkëkohësit e saj me rrënjë nga Kosova, si këngëtarja, Rita Ora dhe futbollisti, Xherdan Shaqiri jetuan në perëndim, Istrefi është 100 përqind e rritur në vendlindje – që dëshmon se talenti lokal mund të depërtojë jashtë. “Istrefi, stili i së cilës u krahasua me Sia-n dhe Rihanna-n, është në përgatitje të albumit të saj të parë në vitin 2019. Si person, ajo i ka të gjitha që i prisni nga një yll i popit – e re, atraktive dhe joshëse. Edhe pse ajo nuk këndon rreth politikës, beteja për të ardhmen e Kosovës ishte kërcënim për t’ia shkatërruar momentin e Istrefit për Kupën Botërore. Rusia që nuk e njeh territorin e Kosovës, refuzoi ta linte të hynte me pasaportë kosovare. Fatmirësisht, shteti fqinj i Kosovës, Shqipëria i dha asaj nënshtetësinë, dhe i mundësojë asaj performancën në ceremoninë përmbyllëse të Botërorit me një audiencë milionëshe. “Vetëm fakti që isha atje, ishte deklaratë e mjaftueshme politike”, tha ajo në Londër. Istrefi bëri edhe një gjest “pakëz politik” në Instagram. Ajo bëri një gjest me duar që prezantonte shqiponjën me dy krena – simbol i identitetit shqiptar.”, bëhet e ditur më tej. Politico ka shkruar se Era Istrefi përmes kësaj fotografie ka kërkuar njohjen e Kosovës./21Media

Lexo me shume: http://rtv21.tv/era-istrefi-ambasadorja-e-pop-it/
© RTV21.tv

Loading...