Era Istrefi ka pasur një sezon të suksesshëm gjatë këtij viti që po e lëmë pas.

Këngëtarja ka sjellë disa këngë të ndryshme që u shndërruan në hite vendore dhe më gjerë.

Por, bukuroshja jonë nuk do të ndalet me kaq dhe ka filluar të punoj në këngë të reja që do të vijnë shumë shpejt, shkruan Kultplus.

Ditë më parë raportuam se biondina është duke punuar me artistin e famshëm, Jonas Blues në këngën ‘Purpose’.

Së fundi, Istrefi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke kënduar, i cili insert supozohet se i takon këngës më të re.

Mbetet të shihet në ditët në vijim se për çfarë bëhet fjalë dhe se nëse kjo ishte pjesë e hitit të ri.

Ndryshe, Era gjithashtu pritet të publikojë gjatë muajve të ardhshëm edhe këngë të tjera.

Loading...