ShowBiz

Era Istrefi triumfon në EBBA. Kështu e lajmërojnë fitoren e saj (Foto)

EraIstrefi-e1460286486205-780x439

Era Istrefi është fitorja kryesore e çmimit European Border Breakers Awards, çmime muzikore këto që jepen për artistët European për artistë që kanë arritur t’i thyejnë kufijtë

Në këtë festival është shpërblyer edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Dua Lipa, e cila ka përfaqësuar Britaninë e Madhe kurse Era ka përfaqësuar Shqipërinë, transmeton GazetaExpress.

Në arsyetimin e jurisë për çmimin thuhet: “E lindur në Prishtinë, Era Istrefi debutojë në skenën muzikore në vitin 2013 me këngën “Mani per Money”. Ajo njihet për një përzierje të stilit reggea me pop, një stil i fillimit të karrierës si Rihanna. Derisa shpejt mori famë duke u renditur në vendin e parë në të gjitha top listat në Shqipëri dhe Kosovë. Njëjtë ndodhi edhe me këngën “E dehun”, dhe me këngën e tretë “Njo si ti” që arriti të jetë në top listë edhe në Belgjikë.

Por, njohja ndërkombëtare për Erën ndodhi më 2015 kur ajo lansoi single’in “Bon Bon” që u bë një sensacion viral, duke arritur 133 milion klikime në Youtube. Tani Era po përgatitet për albumin që po punohet nga Ultra dhe Sony.

Më parë këtë çmime kanë fituar edhe këngëtarët e njohur si: Alan Walker (Norvegji), Jaakko Eino Kalevi (Findlandë), Namika (Gjermani), Walking on Cars (Irlandë), Hinds (Spanjë), Jain (Francë), Filous (Austri), Natalie La Rose (Holandë) dhe Dua Lipa (Britani).

Ceremonia e ndarjes se çmimeve është bërë më 11 janar të vitit 2017 në Groningen, që ishte pjesë e festivalit Noorderslag festival.

Era nuk ka mundur ta merr këtë çmim për shkak të një lëndimi që e ka ndodhur në Brezovicë ku ajo ka thyer këmbën.

/GazetaExpress/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top