Rajon-Botë

Erdogan akuzon SHBA-në: Plane të pista kundër Turqisë

erdogan53

Pas marrëveshjeve në Serbi, Presidenti i Turqisë rexhep Tayyip Erdogan është rikthyer në turqi. Sot, ka marrë pjesë në mbledhjen e Perfektëve e me këtë rast ka akuzuar ashpër Amerikën dhe Bashkimin Evropian.

Duke komentuar pezullimin e disa kategorive të vizave amerikane për qytetarët turq, Erdogani tha se kjo është një lojë e pistë për të ndaluar zhvillimin e Turqisë. Ai ka akuzuar edhe ambasadorin amerikan se është ideatori i këtij plani, edhe pse ky i fundit është shprehur se ky vendim ka ardhur nga Shtëpia e Bardhë,shruan albeu.com.

Madje, Erdogan duke folur me tone nacionaliste për Turqinë ka pretenduar se qeveria turke rri gjithmonë në ndihmë të nevojtarëve.

Ndërkaq, ai nuk ka lenë pa kritikuar edhe Bashkimin Evropian duke thënë se kurrë nuk janë treguar të sinqertë me Turqinë. Sipas tij, edhe çështja e mosliberalizimin të vizave tregon se janë gënjeshtarë.

E megjithatë arsyet e mosliberalizimit të vizave me BE-në janë shumë kritere të paplotësuara nga ana e turqisë. Kurse pezullimi i vizave nga Amerika ka ndikuar që Lira turke të dobësohet edhe më tej duke e rritur inflacionin./albeu.com/

To Top