Ligji është ligj. Forcës së tij i binden të gjithë, dhe duket në Turqi ai i shpifjes funksionon më së miri, sidomos në favor të presidentit Rexhep Tajip Erdoan.

Ligji është ligj; forcës së tij i binden të gjithë, dhe duket në Turqi ai i shpifjes funksionon më së miri, sidomos në favor të presidentit Rexhep Tajip Erdoan.

Lideri i njërës prej partive kryesore opozitare në vend, asaj republikane te popullit, Kemal Kiliçdaroglu është detyruar të shesë njërën prej shtëpive të tij për të paguar gjobat rekord të mbledhura për fyerje ndaj Kreut të Shtetit.

Erdoani ka paraqitur deri me tani 29 ankesa kundër Kiliçdaroglu, 12 prej të cilave janë finalizuar dhe prej politikanit kundërshtar është kërkuar të paguajë detyrimin e 870,000 lirave turke apo 155,000 dollarë. Në njërën prej rasteve, udhëheqësi opozitar pretendon se Erdogani dhe njerëzit e rrethit të ngushtë të tij kanë para të depozituara në ishullin Man, i cili vetëqeveriset nën kurorën britanike.

Kiliçdaroglusë i është dashur të nxjerrë në shitje për gati 500.000 lira turke shtëpinë e tij të pushimit në Burhaniye, një qytet bregdetar në rajonin e Egjeut, dhe paratë e fituara prej saj t’i paguajë për të shlyer detyrimet e proceseve gjyqësore të Erdoanit.

Fyerja e presidentit përbën subjekt për akuza penale në Turqi dhe juristët e presidentit, sipas mediave vendase, llogaritet të kenë depozituar më shumë se 1800 aktpadi ndaj personave të ndryshëm, përfshirë dhe nxënës shkolle./TCH

Loading...