Aktuale

Erdogan: Individët janë kalimtarë, sistemi mbetet

erdogan-750x430
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se sistemi presidencial në vend nuk është çështje e individëve, sepse individët janë kalimtarë ndërsa sistemi kategori e përhershme.
“Njerëzit janë kalimtarë. Unë jam kalimtar. A kam unë garanci të shkruar se do të dal në referendum më 16 prill? Nuk kam. Ne jemi kalimtarë, por sistemi në atë kuptim është kategori e përhershme. Për shkak të kësaj nuk flasim për kategori kalimtare por për kategori të përhershme”, tha Erdogan./AA
To Top