Presidenti turk Recep Tayyip Erdo?an nga qyteti Bitlis deklaroi se disa në Parlamentin Evropian kanë vajtuar për PKK-në, të cilën e llogarisin si organizatë terroriste.

“Disa në Parlamentin Evropian që nuk e dinë se çfarë bëjnë dhe ku shkojnë, edhe pse PKK-në e shohin si organizatë terroriste, kanë vajtuar duke mbajtur në Parlament leckat e terroristëve. Do të vajtojnë edhe më shumë, nuk do të arrini asgjë duke mbajtur leckat e tyre rreth qafës. Kjo nuk do të ndryshojë vendimin tonë”, tha Erdo?an.

Ai foli edhe për operacionin “Dega e Ullirit”, për të cilin ka deklaruar se vazhdon operacioni në Afrin. “Vazhdojmë të avancojmë drejt Afrinit, ka mbetur shumë pak”, theksoi Presidenti turk.

“Aty ku shfaqen luanët, çakejve nuk u mbetet tjetër, por të ulin bishtin dhe të ikin. Terroristët të cilët deri dje kishin ku të mbështeten, sulmonin popullin tonë, por sot shohim se si zbrapsen dhe ikin si zvarranikë”, tha Erdo?an.

Loading...