Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se po “fryhet” ideja e bashkimit të shqiptarëve në një shtet.

“Ne jemi kundër këtyre tendencave. Shihni se çfarë po ndodh me Sirinë dhe Irakun. Nuk dëshirojmë trazira të reja në Ballkan. Këto gjëra po i fryjnë vendet jodashamirëse të shqiptarëve”, tha Erdogan për Top Channel.

Ai ka mohuar se mbështet ndonjë parti politike në Kosovë.

“Ky është pretendim i shëmtuar. Mund të ketë parti politike që ka ideologji të njëjtë me partinë tonë. Ka ndonjë parti që dëshiron të fitojë nga përvoja jonë dhe ne i ndihmojmë”, tha Erdogan.

Loading...