Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ka thumbuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me rastin e fundit për deportimin e gjashtë përfaqësuesve të lëvizjes ‘FETO’.

Erdogan mjaftë i tensionuar ka kërcënuar Haradinajn, duke thënë se karriera e tij do të përfundojë shumë shpejt.

Erdogan ka thumbuar ashpër Haradinajn pas vendimit të tij ku kërkohet shkarkimi i ministrit të Brendshëm të Kosovës, Flamur Sefaj dhe drejtorit të AKI-së, Driton Gashi, të dy këta të përfshirë në deportimin e gjashtë gylenistëve.

Ai më tej në një fjalim që ka mbajtur sot në Turqi ka thënë se Haradinajn e sheh se një kukull që tërhiqet nga të tjerët, duke shtuar se karriera e Haradinajt si kryeministër i Kosovës do të përfundojë së shpejti.

Ja dhe deklarata e plotë e Erdoganit:

Shërbimet tona sekrete kanë sjellë këtu gjashtë anëtarë të Gylenit. Por jam i mërzitur sepse mora vesh që janë shkarkuar minitri i Brendshëm dhe shefi i shërbimeve sekrete. Ej, kryeministri i Kosovës, që kur paske filluar të mbrosh ata që kanë bërë grusht shteti në Turqi? Nga kush i merr urdhrat ti? Jam i sigurt që populli i Kosovës, vëllezërit tanë aty, do të t’a japë përgjigjen e merituar.

Loading...